Post has attachment
Si në një diskotekë

Këtu jemi akoma në Church by the Glades (që është një Kishë Ungjillore Baptiste që përfshin therr 5000 pjestarë dhe që është shum e njohur për ‘mënyrat e saj jo konvencionale të ungjillzimit’).
Vëreni me kujdes si mendojnë të lëvdojnë Perëndinë në këtë komunitet. Është tamam për të qarë duke parë se si janë mbrapshtuar këto Kisha Ungjillore.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Post has attachment
Në kult tani kërcehet madje edhe Waka Waka

Këtu jemi te Church by the Glades (që është një Kishë Ungjillore Baptiste që përfshin therr 5000 pjestarë dhe që është shum e njohur për 'mënyrat e saj jo konvencionale të ungjillzimit'). Siç mund të shikoni kërcehet Waka Waka. Ky kërcim u bë në Maj 2011. Tashmë këtu lakmia e botës [mondanità] mbretëron e pakundërshtuar.

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi

Post has attachment
E kuqja e imazhit është për të kujtuar gjakun e Jezu Krishtit që u derdh për mëkatet tona (kfr. Efesianëve 1:7); kurse uji për të kujtuar Fjalën e Perëndisë, sepse në Bibel uji (disa herë) figuron Fjalën e Perëndisë (kfr. Gjoni 3:5; Efesianëve 5:25-26; Isaia 55:10-11).
Pa derdhjen e gjakut të Krishtit, dhe pa Fjalën e Perëndisë, nuk do të kishte shpëtim për asnjë njeri.
Photo

Post has attachment
Njerëz që e kanë mendjen në gjërat e tokës

Jet-i personal i Ayo Oritsejafor, ‘pastor’ në Nigeri i ‘The Word of Life Bible Church’ dhe president i Christian Association of Nigeria (CAN).

Burimi: http://www.gossipnigeria.com/apps/blog/show/19952797

Kurse gruaja e tij ka një limuzinë të cilën mund ta shihni këtu: http://giacintobutindaro.org/2013/06/27/la-limousine-della-moglie-del-pastore/

Përmëtepër shtohen gjithnjë e më shum predikuesit e prosperitetit afrikan që kanë aeroplan privat. Njerëz që kanë mendjen në gjërat e tokës, zoti i të cilëve është barku dhe fundi i tyre është humbja (Filipjanëve 3:19). Të mjerët ta.

Edhe se në Itali nuk më rezulton që të ketë ndonjë pastor italian që ka jet privat (nëse ka ma bëni të ditur), më rezulton gjithsesi që të ashtuquajturit pastorat që predikojnë mesazhin e mirqënies DUAN LUKSIN, TË BËJNË NJË JETË LUKSOZE, DHE TU JEPEN KËNAQËSIVE TË JETËS. I njihni menjëherë, nuk ka nevojë për shum kohë. Flasin gjithmonë për lekë, i lypin gjithmonë lek Kishës duke kërkuar të dhjeten e rrogës së besimtarëve me akuza gjoja sikur ti villnin lekë Perëndisë nëse nuk ja japin të dhjetën, pra duke i thënë që PERËNDIA DO TI MALLKOJË PËR KËTË; vishen dhe jetojnë si të pasurit, në luks dhe në kënaqësira, dhe pastaj janë të fiksuar për të ndertuar një lokal kulti luksoz dhe madhështorë. Nga këto njerëz duhet të largoheni dhe të ruheni sikur ruheni nga gjarpërinjtë e helmuar. Mos i jepni as edhe një lek. Hiqni dorë prej tyre, janë prijës të verbër.

Kush ka veshë për të dëgjuar, le të dëgjojë

Giacinto Butindaro, përktheu Aldo Prendi
Photo

"Ky është ai që erdhi me ujë e me gjak, Jezu Krishti; jo vetëm me ujë, por me ujë e me gjak" 
(1 Gjonit 5:6 - Riveduta)

Jezusi edhi me ujë, domethënë me Fjalën e Perëndisë, dhe me gjak, pra me gjakun e tij për ta derdhur në kryq për mëkatet tona, që ne, nepërmjet të besimit në sakrificën e tij shpenguese, të kishim faljen e mëkateve dhe jetën e përjetshme.
Wait while more posts are being loaded