Profile

Cover photo
Albi Geois
91 followers|13,830 views
AboutPostsPhotosYouTube

Stream

Albi Geois

Shared publicly  - 
 
MISTIFIKIMI I REALITETIT 
Noam Chomsky, babai i kreativitetit gjuhësor, i përkufizuar nga New York Times si “intelektuali më i madh ende gjallë”, shpjegon nëpërmjet 10 rregullave se si bëhet i mundur mistifikimi i realitetit. 
Premisa e domosdoshme është që mjetet e komunikimit të jenë në duart e të fuqishmëve ekonomiko-financiarë, të interesuar në filtrimin e disa mesazheve të caktuara. 
1) Strategjia e hutimit, themeltare, për lobet e mëdha të pushtetit, me qëllim që të mbahet vëmendja e publikut e përqëndruar mbi argumente pak të rëndësishme, duke e drejtuar qytetarin e zakonshëm të interesohet për fakte që në të vërtetë janë jodomethënëse. Për shembull, përqendrimi i dëshpëruar mbi disa ndodhi të kronikës. 
2) Parimi problem-zgjidhje-problem: shpiket në tavolinë një problem, në mënyrë që të shkaktojë një farë reagimi nga ana e publikut, me qëllim që të jetë ai porositësi i masave, pranimi i të cilave synohet. Një shembull? Të injektosh ankth tek popullsia duke vënë në dukje ekzistencën e epidemive, siç janë epidemitë e gripit duke krijuar kështu alarm të pajustifikuar, me objektivin e shitjes së medikamenteve që përndryshe do të ishin tërësisht të papërdorshëm. 
3) Strategjia graduale. Për ta bërë të pranueshme një masë, mjafton ta aplikosh gradualisht, me pikla, për disa vite rradhazi. Në këtë mënyrë kushtet social-ekonomike rrënjësisht të reja (neoliberalizmi) u vendosën gjatë dekadave të viteve '80-'90: gjendje minimale, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi masive, paga që nuk garantonin më të ardhura dinjitoze, shumë ndryshime që do të kishin provokuar një revolucion nëse do të ishin aplikuar menjëherë. 
4) Strategjia e shtyrjes së afatit. Një mënyrë tjetër për ta bërë të pranueshëm një vendim jopopullor është ajo e prezantimit si “e dhimbshme por e nevojshme”, duke arritur kështu pranimin publik për momentin, për një aplikim të ardhshëm. Të flasësh vazhdimisht për përhapjen që të arrish pranimin “e të nevojshmeve” masa shtrënguese sikur të mos ekzistonte një politikë ekonomike e ndryshme. 
5) T'i drejtohesh publikut sikur po i flet një fëmije. Sa më shumë kërkohet mashtrimi i spektatorit, aq më shumë tentohet drejt një toni fëminor. Për shembull, programe të ndryshme në transmetimet gjeneraliste. Motivi? Nëse ju i drejtoheni një personi sikur të ishte vetëm 12 vjeç, në bazë të sugjestionimit, ai priret të japë një përgjigje së cilës i mungon sensi kritik, pra si një fëmijë 12 vjeç . 
6) Ta vësh theksin mbi aspektin emotiv më tepër se tek reflektimi. Emocioni, në fakt, e bllokon pjesën racionale të individit, duke e bërë më lehtësisht të ndikueshëm.
7) Ta mbash publikun në injorancë dhe në mediokritet. Pak, janë ata që për shembull, e njohin çfarë është grupi Bilderberg ose Komisioni Tripalësh. Madje shumë, do të vijojnë ta injorojnë, vetëm nëse i drejtohen për informacione internetit.
8) Të imponosh modele sjelljeje. Kontrollimi i individëve të përngjashëm është më i lehtë se sa administrimi i individëve që mendojnë. Modelet e vendosura nga industria e reklamave janë në funksion të këtij projekti. 
9) Vetëfajësimi. Praktikisht ekziston një prirje që ta bëjë individin të besojë se është ai shkaku i mossuksesit dhe fatkeqësisë së tij. Kështu në vend të ngjalljes së rebelimit kundër një sistemi ekonomik që e ka shtyrë në kufijtë e fundmë, individi nënvlerëson veten, zhvleftësohet, madje vetëfshikullohet. Të rinjtë, për shembull, që nuk gjejnë dot punë shpesh përkufizohen si “humbës”, “leshko”, “qullacë”. Praktikisht, sipas këtij stereotipi faji është i tyri pse nuk gjejnë punë dhe jo i sistemit.
10) Mediat priren t'i njohin individët (përmes sondazheve, studimeve të sjelljes, operacioneve me feedback shkencërisht të programuar për të cilat lexuesi-dëgjuesi-spektatori nuk është në dijeni) më shumë seç ata e njohin veten dhe kjo do të thotë që në të shumtën e rasteve, sistemi ushtron një pushtet shumë të madh mbi publikun, shumë më të madh se sa qytetari ushtron mbi veten e tij. 
Bëhet fjalë për një dekalog shumë të nevojshëm. Do të sugjeroja të mbahej fort para syve, mbi të gjitha në periudha të vështira si këto.
 ·  Translate
1
Add a comment...

Albi Geois

Shared publicly  - 
1
Add a comment...
In his circles
291 people
Have him in circles
91 people
Philippe Banck's profile photo

Albi Geois

Shared publicly  - 
 
:D
1
Albi Geois's profile photoervin gjokutaj's profile photo
3 comments
 
Ne keto pozita ku jeni ju mund te marresh keshilla vetem nga prindi, se ai ka elsperience :).
 ·  Translate
Add a comment...

Albi Geois

Shared publicly  - 
1
Add a comment...
People
In his circles
291 people
Have him in circles
91 people
Philippe Banck's profile photo
Links
YouTube
Basic Information
Gender
Male
Birthday
February 1