DERVISH GOXHULI MUSAFIR NË LLAPAPASHTICË

E kishte qitë rruga Dervishin andej në anën e Llapit, dhe nata e kishte zënë në Llapashticë, një fshat që ai nuk e njihte. Kishte pak vende në Kosovë që Dervishi nuk kishte qenë dhe nuk i njihte. Duke mos ditë se cilës shtëpi të ja mësyej e të gjej konak, takon një njeri në hyrje të fshatit dhe e pyeti:

- O njeri i mirë, cila shtepi pranon musafir të von në këtë katund?, ju kishte drejtuar atij.

Ja ajo shtëpija atje është shtepi e madhe e deren e ka gjithënjë të hapur për musafir, ju kishte përgjegjur fshatari, duke i treguar me dorë edhe vet shtëpinë.

Dervishi e falënderoi këtë njeri për udhëzimin e dhënë dhe ja kishte mësy këtij konaku.

Pasi e kishin pritë mirë dhe e kishin gostitë me gjithë të mirat, ashtu si e kishte zakon kjo derë e madhe, kishte filluar muhabeti. Që nga fjalët e para të Dervishit i zoti i shtëpisë kishte vërejt se kishte të bëjë me një njeri të menqur. Nga llafi në llaf e edhe ma shumë ai bindej se para veti kishte vërtetë një njeri tejet të menqur. Llafet e Dervishit e kishin ngazllyer aq shumë të zotin e shtëpisë sa që tërë natën ndejten duke biseduar e treguar shumë mesele, të cilat Dervishi i kishte si në “mëngë të këmishës”. Të kënaqur me menqurinë e tijë, musafirin nuk e la që të nesërmen të shkoi në shtëpi, ashtu si e kerkoi ai, po Dervishin e mbajti edhe tri ditë tjera në konak. Atë ditë kur ai e përcolli Dervishin, e duke qenë i kënaqur me menqurinë e tijë, i zoti i shtëpisë e pyeti:

Po nga të patem o i uruar, se kësi burrash pak e kanë shkelë këtë prag shtëpije?. Do të kishim qejf që t’a kthejm këtë nej e të vizitojm edhe ne në shtëpinë tande.

Dervishi i zënë ngusht nga kerkesa e mikut të tijë, nuk dëshiroi të i tregoi drejtë nga që ai në shtëpi nuk kishte asgje, e si t'i priste këta miq të rinjë, kur përveq një pelë e Nënën nuk kishte asgjë tjetër. E si t’i priste këta njerz e t’ua kthej gjithë këtë muhabet, kur as Odë nuk kishte, dhe si prej pushke ju përgjigj:

- Jam i shtëpisë së Beqë Istogut, e byjrym kur të doni, derën e keni të çelul kurdoher.

Beqë Istogu ishte shtëpi e madhe dhe e njohur në tërë Drenicën, si për mikëpritje, ashtu edhe për muhabet.

Pasë ca muajve çohet i zoti i kësaj shtëpije dhe me dy mashkuj e ja mësyen shtëpisë së Beqë Istogut. Pasi u pritën shumë mirë nga Beqa dhe u banë edhe muhabet ashtu si edhe e kishte zakon kjo shtëpi, e duke e parë se mungonte ai kryesori –Dervishi, për të cilin kishin ardhe, e pyti të zotin e shtëpisë:

- Ore mik, po ku e ke atë mashkullin tuaj që na patë lanë lezet me muhabetin e tijë kur ishte musafir tek na?. Une nuk e pashë sonte këtu në mesin e mashkujve tuaj?.

Beqë Istogu edhe ai ishte i menqur sa të duash, dhe nga fjalët e musafirit e kuptoi se ky që po kerkohej nuk ishte mashkull i tijë, nga që ai i njifte mirë mashkujt e vet, po menjiher ja morri mendja se ky njeri mundet të jetë vetem Dervish Goxhuli e askush tjetër. Që të mos e kuptojn musafirët, e për të ruajt nderin e Dervishit, ai ju pergjegj shkurt:

- Po o burra, ate që po e kerkoni ju vertetë nuk është këtu po për pakë kohë do të kthehet se ka shkuar këtu në katund në një ndej miqësh?. Ja tash do t’a thërrasim, dhe dual jasht e dergoi një mashkull që t’a thërras Dervishin e të vijë menjiher duke i treguar fije e për pe se qka ka ndodhur.

Nga që fshati i Dervishit Makermali dhe fshati i Beqes Polluzha janë krejt afër, me të shpejt erdhi Dervishi në odën e Beqë Istogut. Me ardhjen e Dervishit muhabeti veq sa u rritë e musafiret, jo vetëm që u mbajtën edhe ata për tri ditë rrjesht, po u ndan shumë të knaqur si me pritje ashtu edhe me muhabet.

Asnjiher nuk u kuptua nga musafirët e rrall nga Llapi se Dervishi nuk ishte antar i familjës së Beqë Istogut, dhe se ai ishte vërtetë një fukara, pa asgja para derës së shtëpisë, po me një bagazh vërtetë të madh të dijës.

P.s. Aso kohësh burrat kanë ditë që t’a ruajn nderin dhe burrnin e tjetrit, e jo si sot kur vetem kokorisemi se “une jame ai ma i menquri”, e tjetrit ja mohojm kualitetet, e besa edhe duke i bërë hendek prapa shpine.
Photo
Shared publicly