Profile cover photo
Profile photo
Aleanca Kosova e Re
103 followers
103 followers
About
Aleanca's posts

Post has shared content
Foto nga takimi ne shushice te Istogut!
PhotoPhotoPhotoPhotoPhoto
10 Photos - View album

Post has attachment
Promovohet kandidatja per kryetare te komunes se Istogut, znj. Teuta Hasani!

Në prani të shumë mysafirëve dhe smpatizantëve, Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur Kuvendin e Forumit të Gruas në Istog.
Pa asnjë kundërkandidat dhe me të gjitha votat “për”, Kryetare e Forumit të gruas në Istog është zgjedhur znj. Shpresa Turkaj.
Kryetarja e sapozgjedhur e FG të AKR-së në Istog, tha se AKR gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e grave në Istog, e këtë e ka dëshmuar edhe sot.
“Dua të falënderoj delegatët e Kuvendit dhe Kryetaren e degës, znj.Teuta Hasani për besimin dhe përkrahjen”.
Në këtë Kuvend të Forumit të Gruas e pranishme ishte edhe shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së, znj.Myzejene Selmani, e cila përshendeti punën e Kuvendit të Forumit të Gruas dhe njëkohësisht theksoi se, “AKR mbrëmë përfundoi konventën e tretë në mënyrë shumë demokratike dhe doli me e fortë me kuadro duke marrë parasysh se në radhët e saj u renditën shumë figura të njohura; Kryetarja Teuta Hasani per Istog, Avni Gashi per Kline, Korab Sejdiu për Prishtinë e shumë të tjerë.
Teuta është emër i Kryetarës së ardheshme të Istogut, bashkë me Mimoza Kusarin në Gjakovë. Istogu ka dhënë presidentin Rugova, kësaj rradhe do të jap një kryetare të Komunës”, ka thënë znj.Selmani.
Photo
Photo
2 Photos - View album

Post has attachment

Post has shared content

Post has attachment
Photo

Post has attachment
Photo

Post has shared content
Shembulli Mimoza!

Cuditem me smiren e disa pseudo gazetarve qe tentojne cdo veprim ose iniciative te Mimozes ta lidhin me interesa politike apo elektorale. Vendimi i fundit per reciprocitet me Maqedone, eshte kryekeput vendim kombetar dhe ne interes te qytetarit, ashtu sic ishte dikur vendimi per reciprocitet me Serbine.

Si ka mundesi qe keta pseudo gazetar nuk e vlersojne faktin qe Mimoza po terhiqet nga dy postet qeveritare per te kandiduar ne Gjakove, edhepse ligji e lejone mbajtjen e posteve dhe kandidimin. Ky veprim i Mimozes duhet vlersuar dhe duhet ndjekur si shembull edhe nga te tjeret te cilet kandidojne ne keto zgjedhje.

AKR, gjithnje po tregon shembuj konkret se si punohet per interes te qytetarit dhe po krijon parktika te mira demokratike.

Mimoza, po kthehet ne Gjakove te perfundoj nje mision te nisur shume me heret, krejt kjo per interes te vendlindjes te saj, sepse interesi personal me i mire do te ishte qendrimi ne postet qeveritare.

E  kuptoj betejen politike ndermjet partive dhe politikanve, por kurre se kam kuptuar betejen ndermjet gazetarve dhe politikanve.

Isha i pranishem ne promovimin e kandidatures se Mimozes per te parin e Gjakoves dhe u kenaqa me gezimin e qe perjetonin Gjakovaret me rikthimin e Mimozes.

Jam i bindur qe Gjakova di te vlersoj liderin qe Ju duhet, prandaj me 4 nentor do te festojme fitoren e Mimozes.

Ismeti
Photo

Post has shared content
Besojme ne ndryshim!

Teuta Hasani kandidate per kryetare te komunes se Istogut.

Gjithnje kam besuar se te rinjet jane forca e ndryshimit. Si kurre me pare ketij qyteti i duhet: dija e intelektualit, energjia e rinise, idete kreative, partia drejtuese reformuaese. Teuta e Hasani eshte zgjidhja e pro bleme te Istogut dhe qytetarve te saje.

E shkolluar per arkitekture ne njeren prej shkollave me te mira ne Angli, Ajo sot i kthehet vendit te saje, jo per te perfituar, por per ta ndihmuar dhe realizuar enderren e te shume te rinjve dhe rejave te Kosoves. Shembulli i saj duhet cmuar dhe vlersuar, sepse te lesh Londren, per tu sfiduar ne nje ambient ballkanik, vertete eshte sakrifice.

Teuta Hasani, do te jete zeri i rinise se Istogut, zgjidhja e problemeve, inspirimi per pune dhe shkollim, administrata qe punen per te gjithe, mbi te gjitha do te ofroje mundesi te barabarta per secilin. Do te krijoj nje ekip qeverises pa dallim partie, por vertete qe kane ide dhe vizion per Istogun, do te punoj me ata qe e duan komunen tone.

Presidenti i AKR, z. Behgjet Pacolli dhe e gjithe anetaret dhe simpatizantet besojne ne vlerat e Teutes, prandaj qytetarve ju duhet me shume guxim per ta ndryshuar kete realitet te hidhur.

Jepuni shance: atyre qe punojne, dijne dhe munden dhe mbi te gjitha qe nuk korruptohet te qeverisin me komunen tone.
Photo

Post has shared content
Foto nga promovimi i kandidatit per kryetar komune ne Gjilan, z. Faton Bislimi. Fillim i ri ne Gjilan!
PhotoPhotoPhoto
3 Photos - View album

Post has shared content
Të nderuar,


Sot, të dielën, më 8 shtator 2013, në ora 13:00 në lokalet e Hotelit Kristal në Gjilan, bëhet zyrtarizimi i kandidaturës së Faton Bislimit për Kryetar Komune të Gjilanit.
 
Faton Bislimi do t’i hyjë garës për të parin e Gjilanit si kandidat i përbashkët i Koalicionit të Gjilanit, i mbështetur nga Aleanca Kosova e Re, Lëvizja Qytetare për Gjilanin në krye me Agim Rexhepin, dhe Nisma e Ballit për Gjilan në krye me Shukri Sylejmanin.  Koalicionit për Gjilanin, pritet t’i bashkangjiten edhe subjekte tjera politike e jopolitike në ditët në vijim.
 
“Ne besojmë në një fillim të ri. Në një mundësi të re. Nënjë të ardhme që mundëson zhvillim të qëndrueshëm si ekonomik ashtu edhe shoqëror për Komunën e Gjilanit. Andaj, ne do të jemi të hapur edhe ndaj nismave e subjekteve tjera që ndajnë këtë qëllim së bashku me ne, dhe presim që Koalicioni për Gjilanin, për Qytetin e Demokracisë, të zgjerohet edhe me shumë forume e subjekte tjera jopolitike e jopartiake,” thot Bislimi.
 
“Unë i jam përfundimisht mirënjohës së gjithë partnerëve të koalicionit tone, vecanërisht AKR-së dhe Presidentit Pacolli, Lëvizjes Qytetare për Gjilanin, Nismës së Ballit për Gjilan, por edhe të gjithë kandidatëve në listat për asamble komunale, e veçanërsisht të gjithë elektoratit gjilanas qëdo të ndajë mendjen për një fillim të ri e jo për vazhdimësi të injorimit të Gjilanit siç ka ndodhur deri më tani,” ka shtuar Bislimi.
 
“Ne besojmë në një shkollë të re të qeverisjes në Gjilan, e jo në një qeverisje që vendosë pushtetarin mbi qytetarin, shoqin mbi shoqërinë, dhe partinë mbi parimin,” përfundon Bislimi.
 
Në këtë solemnitet rasti do të jenë të pranishëm edhe Presidenti Pacolli si dhe udhëheqësit e dy iniciativave qytetare që po përkrahin kandidaturën e Bislimi, Agim Rexhepi e Shukri Sylejmani.


Ju mirepresim !
Wait while more posts are being loaded