Profile cover photo
Profile photo
Albanian Institute of Science
4 followers
4 followers
About
Albanian Institute of Science's posts

Post has attachment
Të nderuar Miq,
Ne rrjedhën e Hackathonëve botërore, Hackathon Albania është një mbledhje e studenteve, profesionistëve, aktivistëve social për te shkruar aplikime, për te liruar te dhëna, krijuar visualizime dhe botuar analiza duke përdorur te dhënat e hapura. Në vijimësi të suksesit të Hackathon 2011, Instituti Shqiptar i Shkencave promotor i Open Data Albania anoncon maratonën e kreativitetit dhe inteligjencës: ``Hackathon Albania 2012``. Kjo maratonë do të mbahet më 15 dhjetor dhe është pjesë e një numr
i të madh eventesh Hackathon në Europë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës.
Konkurrentët duhet të regjistrohen duke përdorur Platformë: http://hackathonalbania2012.eventbrite.com/# . Po aty keni dhe informacion të detajuar mbi maratonën, mënyrën e konkurrimit, programin dhe vendin ku zhvillohet. Kjo Maratonë veç kënaqësisë së promovimit jep mundësi edhe për të fituar tre çmime konkrete.
Çmimi “Open Data Albania” i jepet grupit ose individit me idenë më të spikatur në analizë dhe vizualizim të dhënash. Veç vlerës prej 350 USD dhe promovimit nga organizatorë të eventit fituesi është kandidat për të fituar një praktikë pune disa mujore pranë ekipit të Open Data Albania. Çmimi do të vlerësojë ekipin më të spikatur që sjell të dhëna interesante dhe me ndikim konkret për zhvillimin e një sektori apo zone të caktuar. Gjithashtu ky çmim do të vlerësojë kontributin e të dhënave në analizë dhe vizualizim në procese për transparencë dhe mirëqeverisje.
Çmimi “World of Difference Award” ofruar nga Fondacioni Vodafone Albania, me vlerën 350 USD. Fituesi do të përzgjidhet mes aplikantëve në Hackathon 2012 me cilësinë e iniciativës më cilësore që vendos në themel përdorimin e teknologjisë së komunikimit për të gjeneruar dhe/ose shumëfishuar impakte sociale ndaj komuniteteve në nevojë. Fusha dhe strategjia e aplikimit si dhe komuniteti përfitues përzgjidhen nga vetë aplikanti sipas gjetjeve te saj/tij. Të nominuarit për këtë Çmim kanë premisa të mira për pjesëmarrje dhe përzgjedhje në programin World of Difference 2013 te krijuar dhe njoftuar nga Fondacioni Vodafone Albania.
Çmimi “Inovacion”. Ky çmim ka vlerën 250 USD, të cilat dorëzohen në formë cek bankar menjëherë me shpalljen e fituesit. Jepet për idenë dhe aplikacionin më të mirë. Grupi fitues duhet të sjellë një ide inovative dhe një aplikacion me gjetje interesante për realitetin shqiptar. Veç çmimit në vlerë materiale ideja e fituesit do të promovohet gjerësisht nga organizatorët e eventit. Vlerësimi do të bëhet me pikë nga votimi i pjesëmarrësve dhe votimi i anëtarëve të jurisë së Hackathon 2012.
Çmimi me real i pjesëmarrjes në Hackathon 2012 është kënaqësia e një maratonë inteligjence dhe kreativiteti. Promovimi i talentit dhe aftësisë. Konkretizimi i dëshirës për të punuar në grup e për ta bërë të dukshme punën e secilit. Hackathon është një festë idesh ku secili mund gjejë miq, bashkëpunëtor dhe partner për të punuar në muajt në vijim.
Informacion mbi eventin mund të gjeni duke vizituar Faqen Zyrtare të Institutit Shqiptar të Shkencave http://ais.al/ dhe rrejte sociale të AIS dhe Open Data Albania.
Ky aktivitet zhvillohet nga Instituti Shqiptare i Shkencave AIS në kuadër të Projektit Open Data Albania me donator Open Society Foundations Information Program, Open Society Foundation Albania dhe ShqiperiaCom Shpk.

Ju presim me date 15 dhjetor në Maratonën Shqiptare të Inteligjencës dhe Kreativitetit.

Post has attachment
Wait while more posts are being loaded