Profile cover photo
Profile photo
Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit
9 followers
9 followers
About
Posts

Post is pinned.Post has attachment
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) ka publikuar një artikull rreth Ditës Botërore të Turizmit.

'Të kontribuosh për një botë më të mirë në Ditën Botërore të Turizmit'. Dita Botërore e Turizmit është dita ku tregohet se si turizmi mund të përmirësojë botën rreth nesh.

Vitin e kaluar, sipas Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara, kanë udhëtuar rreth 1.2 miliardë turistë dhe ky numër pritet të shkojë në 1.8 miliardë deri në vitin 2030.

Edhe pse gjithë kjo ngarkesë krijon presion mbi tokë, Turizmi Ndërkombëtar jep të dhëna që e gjitha kjo ka përfitime të shumta ekonomike për komunitetet vendore, shumë prej të cilave varen nga zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.

Dita Botërore e Turizmit mbahet çdo 27 Shtator për të rritur ndërgjegjësimin dhe kontributin e të gjithëve në mënyrë që turizmi të zhvillohet më tepër.

Tema e këtij viti, "Turizmi dhe Transformimi Dixhital", thekson rëndësinë e teknologjive dixhitale në industrinë e turizmit dhe se si ato mund të kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm përmes gjërave të tilla si fuqizimi i komunitetit vendor dhe menaxhimi efikas i burimeve.

Për më tepër klikoni mbi link:
https://www.dps.gov.al/news/news_273.html ose kontaktoni në adresën:

Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS)
Rruga “Mine Peza”, Nr. 143/3, 1014 – Tiranë
Kutia Postare Nr. 98
Tel: + 355 (04) 222 62 55
Fax: + 355 (04) 224 71 77
E-mail: info@dps.gov.al
Web site: www.dps.gov.al

Photo
Add a comment...

Post has attachment
DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 12211:2012 “Industritë e naftës, petrokimike dhe gazit natyror - Shkëmbyesit e nxehtësisë të tipit “Spiral-plate” (ISO 12211:2012)”.

Qëllimi i standardit!
Ky standard specifikon kërkesat dhe jep rekomandime për projektimin mekanik, zgjedhjen e materialit, fabrikimin, kontrollin, provat dhe pregatitjen e transportit të shkëmbyesave të nxehtësisë të tipit “Spiral plate” që përdoren në industritë e naftës dhe të gazit natyror.

Si mund ta bëni tuajn standardin!
Ky standard është adoptuar nga Komiteti Teknik Nr. 19: “Produkte nafte, lubrifikantë, qymyre dhe produkte që lidhen me to”, përmban 48 faqe, me çmim 4938 lekë dhe mund ta blini pranë zyrave tona (Adresa: Rr.: "Mine Peza", 143/3, 1014 Tiranë).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Për më tepër rreth standardit:
https://www.dps.gov.al/standard/?national_standard_id=41945
Photo
Add a comment...

Post has attachment
DPS ka publikuar standardin SSH EN 1729-2:2012+A1:2015 “Mobilje - Karrige dhe tabela për institucionet arsimore - Pjesa 2: Kërkesat e sigurisë dhe metoda prove”.

Qëllimi i standardit!
Ky standard përcakton kërkesat e sigurisë dhe metodat e provës për karrige dhe tabela për qëllime të përgjithshme arsimore në institucionet arsimore. Ky standard zbatohet dhe për mobilje të cilat janë për përdorim për kompjutera ose laptop, ose për mjete portative (të lëvizshme), por nuk mund të zbatohet për qëllime të caktuara për laboratorët, seminaret, dhe tapiceritë e renditura.

Si mund ta bëni tuajn standardin!
Ky standard është adoptuar nga Komiteti Teknik Nr. 207: “Mobilieri, pajisje zyrash dhe shtëpiake”, përmban 74 faqe, me çmim 6128 lekë dhe mund ta blini pranë zyrave tona (Adresa: Rr.: "Mine Peza", 143/3, 1014 Tiranë).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Për më tepër rreth standardit:
https://www.dps.gov.al/standard/?national_standard_id=54197
Photo
Add a comment...

Post has attachment
Rubrika – Dialog me palët e interesuara!

Informacion në lidhje me punën e rreth 61 Komiteteve Teknike (KT), të DPS-ës, gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2018.

Gjatë 6-mujorit të dytë të vitit 2018, DPS do të miratoj:

• 1226 standarde dhe dokumente standardizimi shqiptare, nga të cilat:
• 954 janë me origjinë Evropiane (CEN, CLC dhe ETSI);
• 272 Ndërkombëtare (ISO dhe IEC).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Photo
Add a comment...

Post has attachment
Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin ka publikuar standardin mbi përbërësit ushqimor të fëmijëve.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) është duke rishikuar një sërë standardesh mbi verifikimin e përbërësve ushqimor të fëmijëve, për të krijuar besimin e duhur për sigurinë e produkteve ushqimore.

Organizata Ndërkombëtare për Standardizimin (ISO) së fundmi ka publikuar standardin ISO 21422 | IDF 242 për përcaktimin e përmbajtjes së klorurit.

Codex Alimentarius është Programi i Përbashkët i Standardeve Ushqimore i themeluar nga Organizata e Ushqimit dhe e Bujqësisë e Kombeve të Bashkuara (FAO) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Ai harton standarde të harmonizuara ndërkombëtare mbi përbërësit ushqimor që mbrojnë shëndetin e konsumatorit dhe promovojnë praktikat e drejta në tregtinë ushqimore.

Për më tepër:
https://www.dps.gov.al/news/news_271.html
Photo
Add a comment...

Post has attachment
DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 9001:2015 “Sistemet e menaxhimit të cilësisë - Kërkesat (ISO 9001:2015)”.

Qëllimi i standardit!
SSH ISO 9001:2015 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë ku një organizate i duhet të demonstrojë aftësinë e saj për të ofruar vazhdimisht produkt që plotëson kërkesat e konsumatorëve dhe kërkesat e zbatueshme ligjore dhe rregullative si dhe ka për qëllim të rrisë kënaqësinë e konsumatorit nëpërmjet zbatimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit dhe sigurimin e konformitetit ndaj klientit dhe të kërkesave të zbatueshme ligjore dhe rregullative.

Si mund ta bëni tuajn standardin!
Ky standard është adoptuar nga Komiteti Teknik Nr. 1: “Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale”, përmban 34 faqe, me çmim 4165 lekë dhe mund ta blini pranë zyrave tona (Adresa: Rr.: "Mine Peza", 143/3, 1014 Tiranë).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Për më tepër rreth standardit:
https://www.dps.gov.al/standard/?national_standard_id=51201
Photo
Add a comment...

Post has attachment
Më 2 tetor 2018 do të mbahet Konferenca e 3-të Evropiane mbi Standardizimin për Nanoteknologjitë dhe Nanomaterialet.

Konferenca organizohet nga Komiteti Evropian për Standardizimin (CEN) dhe Komiteti Teknik i CEN nr.352 përgjegjës për "Nanoteknologjitë".

Tema e kësaj Konference do të jetë mbi "Standardizimin e Nanoteknologjive dhe Nanomaterialeve për prodhimin më të sigurtë të produkteve".

Për më tepër mund të klikoni në linkun:
http://international-events.afnor.org/nanotechnologies_openmeeting_2018/
Photo
Add a comment...

Post has attachment
DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 50001:2018 “Sistemet e menaxhimit të energjisë - Kërkesat bashkë me udhëzime për përdorim (ISO 50001:2018)”.

Qëllimi i standardit!
Ky dokument specifikon kërkesat për ngritjen, implementimin, mirëmbajtjen dhe përmirësimin e një sistemi për menaxhimin e energjisë - EnMS. Rezultati i pritshëm është ti mundësojë një organizatë të ndjekë një qasje sistematike në mënyrë që të arrijë një përmirësim të vazhdueshëm të performancës së energjisë dhe sistemit të menaxhimi të energjisë. Ky dokument: • a) është i zbatueshëm nga çdo organizatë pavarësisht tipit, madhësisë, vendndodhjes gjeografike, organizimit kulturor apo produkteve dhe shërbimeve që ofron; • b) është i zbatueshëm në aktivitetet që ndikojnë në performancën e energjisë, aktivitete këto që menaxhohen dhe kontrollohen nga organizata; • c) është i zbatueshëm pavarësisht nga sasia, përdorimi ose llojet e energjisë së konsumuar; • d) kërkon demonstrimin e përmirësimit të vazhdueshëm të performancës së energjisë, por nuk përcakton nivelet e përmirësimit të performancës së energjisë që duhet arritur; • e) mund të përdoren në mënyrë të pavarur, të radhitet ose të integrohet me sisteme të tjera të menaxhimit.

Si mund ta bëni tuajn standardin!
Ky standard është adoptuar nga Komiteti Teknik Nr. 3: “Materiale elektrike dhe elektronike”, përmban 35 faqe, me çmim 4165 lekë dhe mund ta blini pranë zyrave tona (Adresa: Rr.: "Mine Peza", 143/3, 1014 Tiranë).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Për më tepër rreth standardit:
https://www.dps.gov.al/standard/?national_standard_id=59800
Photo
Add a comment...

Post has attachment
DPS ka publikuar standardin SSH EN ISO 15378:2017 “Materiale të ambalazhimit parësor për produkte mjekësore - Kërkesa të veçanta për zbatimin e ISO 9001:2015, duke iu referuar praktikës së mirë të prodhimit (PMP) (ISO 15378:2017)”.

Qëllimi i standardit!
ISO 15378: 2017 specifikon kërkesat për një sistem të menaxhimit të cilësisë, kur një organizatë: a) duhet të demonstrojë aftësinë e saj për të ofruar vazhdimisht produkte dhe shërbime që plotësojnë kërkesat e konsumatorëve dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme, dhe b) synon të rrisë kënaqësinë e konsumatorit përmes aplikimit efektiv të sistemit, duke përfshirë proceset për përmirësimin e sistemit dhe sigurimin e përputhshmërisë me kërkesat e konsumatorëve dhe kërkesat ligjore dhe rregullatore të zbatueshme.

Si mund ta bëni tuajn standardin!
Ky standard është adoptuar nga Komiteti Teknik Nr. 1: “Sigurimi i cilësisë dhe përgjegjësia sociale”, përmban 68 faqe, me çmim 5712 lekë dhe mund ta blini pranë zyrave tona (Adresa: Rr.: "Mine Peza", 143/3, 1014 Tiranë).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Për më tepër rreth standardit:
https://www.dps.gov.al/standard/?national_standard_id=57945
Photo
Add a comment...

Post has attachment
DPS ka publikuar standardin SSH EN 16565:2014 “Ambalazhimi - Tuba fleksibël - Metoda e provës për të përcaktuar orientimin e mbylljes së tapave flip-top (tapa plastike ose porcelani të shisheve që përmbajnë ujë mineral ose lëngje të gazuar të pajisur me unazë gome e cila mbahet nga një grup telash)”.

Qëllimi i standardit!
Ky standard përcakton një metodë prove për përcaktimin e mbylljes së tapave flip-top (tapa plastike ose porcelani të shisheve që përmbajnë ujë mineral ose lëngje të gazuar, të pajisur me unazë gome e cila mbahet nga një grup telash) të tubave fleksibël. Ky standard është i aplikueshëm për tuba alumini, plastikë dhe tuba të petëzuar, të cilët përdoren për paketim në farmaceutikë, kozmetikë, higjienë, në ushqime dhe në produkte të tjera shtëpiake dhe industriale.

Si mund ta bëni tuajn standardin!
Ky standard është adoptuar nga Komiteti Teknik Nr. 261: “Ambalazhimi”, përmban 9 faqe, me çmim 1963 lekë dhe mund ta blini pranë zyrave tona (Adresa: Rr.: "Mine Peza", 143/3, 1014 Tiranë).

Për më tepër informacion rreth standardeve shqiptare konsultoni Katalogun e Standardeve Shqiptare online:
https://www.dps.gov.al/standard/advance_search.php

Për më tepër rreth standardit:
https://www.dps.gov.al/standard/?national_standard_id=51632

Photo
Add a comment...
Wait while more posts are being loaded