Profile

Cover photo
7 followers|4,060 views
AboutPostsPhotosVideos

Stream

truri

Shared publicly  - 
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
Vlera reale e “iPhone 4S”, vetëm 140 euro!


I dalë në treg në muajin tetor, shitjet e “iPhone 4S” (i njohur gjerësisht si iPhone 5), kanë thyer çdo rekord, edhe pse çmimet janë larg të qënit të lira.

Në varësi të opsioneve, një “iPhone” i ri nuk gjendet në treg për më pak se 600 euro pa kontratë, por mund të tejkalojë edhe 1 000 eurot.

Një biznes i jashtëzakonshëm për “Apple”, e cila shet celularin e ri për më shumë se katërfish. Duke iu referuar një artikulli informues të disa ekspertëve të teknologjisë, vlera reale e aparatit është prej vetëm 140 eurosh, edhe kjo në rastin më të shtrenjtë.

Kështu, ekrani me prekje dhe sensorët e tij, në të vërtetë vlejnë vetëm 30 euro, ndërsa bateria, më pak se gjashtë.
 ·  Translate
1
2
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
Apple, probleme me iPhone 4S!


Kompania prodhuese e “iPhone 4S”, brezi i pestë i këtij lloji aparati celular, pranoi se ka një problem në jetëgjatësinë e baterisë. Megjithatë, “Apple” shtoi se një zgjidhje do të gjendet brenda pak javësh.

Pas hedhjes në treg të celularit në mesin e tetorit nisën të qarkullonin zëra për probleme në mbinxehjen e baterisë dhe për shkarkimin e saj brenda vetëm 12 orësh.

Deri të enjten, nuk kishte patur një qëndrim zyrtar nga ana e kompanisë. Megjithatë, një komunikatë informonte se “nuk ka asnjë problem në baterinë në vetvete, por me sistemin iOS 5, që përdoret për të operuar aparatin. Zgjidhja do të gjendet përpara fundit të vitit”.

Disa zgjidhje të përkohshme janë publikuar në forumet e përdoruesve të aparatit celular gjatë javës. Të gjithë ata që kanë tashmë “iPhone 4S”, do të jenë të detyruar të ndalen për dy minuta në dyqanet e “Apple”, për të rregulluar mospërputhjen që shkakton problemet e baterisë.
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
Krijoni aplikacione portative me P-Apps


Aplikacionet portative janë të dobishme, pasi që mund të zënë vend më pak se vetë softueri pas instalimit, por edhe të zhvendosen me lehtësi dhe të përdoren në pajisje të ndryshme.
Shumë programe ofrojnë versione portative për përshtatje të nevojave të përdoruesve, por nuk është e gatshme për të gjithë.

Nëse ju dëshironi të krijoni versione portative të instaluesve të softuerëve, ju mund të shikoni P-Apps. P-Apps e izolon aplikacionin nga sistemi operativ dhe ua mundëson që ta përdorni atë nga ndonjë USB.

P-Apps së pari e merr një pamje të sistemit tuaj para se të instalohet programi. Ai pastaj e merr sërish një pamje të sistemit tuaj pasi të jetë instaluar softueri. Ai pastaj i krahason pamjet dhe i ruan dallimet, si skedarë të rinj, hyrje të reja, etj., në një pako portative të softuerit të instaluar në kompjuter.

Kështu që pasi ta keni shkarkuar atë, ju duhet së pari të bëni një skanim para instalimit, pastaj ta instaloni softuerin që dëshironi dhe pastaj ta bëni skanimin pas instalimit. Ndryshimet pastaj ruhen ndaras

http://portable-app.com/Downloads.aspx
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
Facebook hap vende pune, 235 mijë në BE, 3 mijë vetëm në Shqipëri


Të jesh gjithmonë në linjë është një zakon i këndshëm për shumë njerëz. Rrejti social është një shpikje e madhe nëse mendon se me anë të tij mund të organizosh aktivitete dhe të mbetesh në kontakt me zhvillime e fundit dhe të flasësh me miqtë.
Tiranë, 28 janar 2012, NOA/Rid Bulku – Të jesh gjithmonë në linjë është një zakon i këndshëm për shumë njerëz. Rrejti social është një shpikje e madhe nëse mendon se me anë të tij mund të organizosh aktivitete dhe të mbetesh në kontakt me zhvillime e fundit dhe të flasësh me miqtë.

Por Facebook ka dhe një aspekt shumë më praktik. Sipas të dhënave të kompanisë “Deloitte”, Facebook ka arritur të krijojë rreth 232 mijë vende pune në Europë. Studimi i bërë nga kompania “Deloitte” ka marrë një sërë të dhënash për të përcaktuar hapjen e vendeve të punës.

Me anë të Facebook, ndërmarrjet kanë komunikuar dhe reklamuar më mirë produktet e tyre, duke rritur të ardhurat nga shitja dhe më pas kanë zgjeruar aktivitetin. Kompanitë që kanë pasur më shumë sukses fal Facebook janë ato që prodhojnë produkte teknologjike.

Sipas studimit vendet e punës janë hapur duke rritur të ardhurat e kompanive. Vetëm kompanitë në BE, fal Facebook kanë arritur të grumbullojnë rreth 15.3 miliardë euro nga reklamimi dhe vendosja e kontakteve me klientët me anë të rrjetit social.

Në Itali llogariten rreth 34 mijë vende pune të hapura falë Facebook dhe të ardhurat rreth 2.5 miliardë euro. Kurse në Shqipëri, besohet të jenë rreth 3 000 shtetas të punësuar direkt ose indirekt përmes këtij rrjeti social, raporton agjencia NOA.al.
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
1
1
Add a comment...
In their circles
6 people
Have them in circles
7 people
Armir Trota's profile photo
shefqet Mehmeti's profile photo
Albert Dervishi's profile photo

truri

Shared publicly  - 
 
Windows 8 Consumer Preview, kaloj 1 miljon downloada sot!
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
iPad3, për ditëlindjen e Jobs!


Krijesa e ardhshme e “Apple”, i shumëprituri iPad3, mund të lancohet në treg më 23 shkurt të vitit të ardhshëm, një ditë para datës kur Steve Jobs do të festonte ditëlindjen e 57-të.

Lajmin e bën të ditur Huffington Post, që citon një lajm të publikuar në “Focus Taiwan”, një gazetë e njohur kineze.

Sipas gazetës, punëtorët e ndërmarrjes “Apple” në Kinë do të punojnë jashtë orarit gjatë festës së fundvitit në mënyrë që të arrijnë në kohë me prodhimin e platformës së re.

Ndërkohë, kompania gjigande është duke punuar edhe për një teknologji të re, e cila do të bëjë që bateritë e përdorura për produktet e saj të kenë nevojë për rikarikim vetëm një herë në disa javë.

Ndërsa rreth një javë më parë, një kompani kompjuterike në Hungari zbuloi statujën e parë prej bronxi të themeluesit të ndjerë të “Apple”, Steve Jobs.

Më herët gjatë muajit, një prej miqve më të mirë të tij u shpreh se, vetëbësimi dhe filozofia e jetës së ish-drejtuesit të “Apple” bënë që ai të hiqte dorë nga kurat tradicionale për kancerin e pankreasit.
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
"Skllevërit" e "Apple"


Pekin, 27 janar 2012 (MIA) - Orë pune shtesë dhe asnjë ditë pushimi në javë, konvikte të tejmbushura me njerëz që qëndrojnë si sardele persona të detyruar të qëndrojnë në këmbë 24 orë me radhë.

Nuk është skenari i ndonjë filmi horror, por kushtet në të cilat punojnë punëtorët kinezë në fabrikat e "Apple", atje ku prodhohet "iPhone" dhe "iPad".

Sikur të mos mjaftonte vetëm trajtimi çnjerëzor, produktet me të cilat ndërtohen pajisjet e teknologjisë së lartë janë të rrezikshme për shëndetin dhe shpesh herë kanë shpërthyer në mënyrë të papritur.

Një vit më parë, në një nënkontraktor të "Apple" që prodhonte një pjesë për "iPhone", një reaksion kimik shkaktoi një shpërthim, përgjegjës për vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 75 të tjerëve.

Në një tjetër aksident, 140 puntorë u plagosën dhe më "fatlumët" e tyre u dëmtuan aq keq, sa që nuk mund të punojmë më dhe i paguhet një pension qesharak nga shteti, ndonëse i barabartë me pagën që kishin në firmë.

Ishte një reportazh i "Nju Jork Tajms", ai që solli në vëmendjen e publikut amerikan mënyrën se si trajtohen "skllevërit" e "Apple", por problemi është shumë më i gjerë, sepse kushte të ngjashme kompanitë e mëdha ndërkombëtare i ofrojnë gjerësisht punonjësve kinezë, indianë apo të tjerë në fabrikat e tyre të vendosura në vende të botës së tretë.

Më parë gjatë javës, "Apple" publikoi shifrat e të dhënave të saj financiare, ku flitej për 13 miliardë euro fitime vetëm në periudhën tetor-dhjetor.

Kostoja reale e një "iPhone2 është më e vogël se 50 dollarë, por ai shitet dhjetë herë më shumë anembanë botës. Ndërkohë, një punëtor në Kinë, paguhet jo më shumë se 2-3 dollarë në ditë (60-100 $ në muaj).
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
Galaxy S 3 shfaqet në web të Samsung’ut


Nuk ka pasur asnjë fjalë në lidhje me paraqitjen apo debutimin e mundshëm të Samsung Galaxy S III, dhe prej specifikave që kemi arritur të shohim deri tani, çdo gjë sillet ende rreth asaj që po pritet të shfaqet në MWC.
Sipas një lajmi prej PocketNow, Samsung me gjasë është ende duke konsideruar lansimin e Galaxy S III, që me fjalë të tjera nënkupton se ende është duke u diskutuar data e saktë. Megjithatë, një model i quajtur Samsung GT-i9300 është shfaqur në faqen zyrtare të Samsung për Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sa për ata që nuk janë në dijeni, Galaxy S ka shifra që fillojnë prej i90xx, dhe Galaxy S II ka filluar prej numrit i91xx kurse Galaxy Nexus prej i9250. Nëse e shtrojmë këtë ekuacion për të shikuar ndërlidhjen me Galaxy S II, atëherë kjo nënkupton se mund të kemi diçka në skenë që do të ndërlidhet drejtpërsëdrejti me këtë numër, dhe atë shumë shpejt.
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
FBI me aplikacion spiunimi për rrjete sociale


Zyra Federale e Hetimeve FBI është duke planifikuar të zhvillojë një aplikacion që mund të vëzhgojë postimet publike në Facebook, Twitter dhe rrjete tjera sociale, në mënyrë që të ndihmojë në formën sesi parashikon dhe reagon ndaj një sjellje kriminale, duke përfshirë prishjen e rendit public dhe terrorizmin.
Një kërkesë e FBI për dokumente informimi është publikuar, duke kërkuar kontraktor potencial për t ë kontaktuar zyrën deri më 10 shkurt. FBI dëshiron që ata që përgjigjen në dokument të theksojnë sesi do të dëshirojnë të ndërtojnë një sistem të këtillë dhe sa do të kushtojë.

Zyrja Federale ka thenë se sistemi që dëshiron duhet të jetë në gjendje që në mënyrë automatike të kërkojë “materiale publike” prej Facebook, Twitter dhe rrjeteve tjera sociale. Agjentët më pas do të lajmërohen kur në kërkime shfaqet dëshmi për “ngjarje me rëndësi, incidente dhe kërcënime”.

Agjentët do të kenë mundësinë për të shfaqur informacionet në një hartë, të cilën më pas mund ta ngarkojnë me shtresa tjera të informimit, duke përfshirë incidente në të kaluarën dhe lokacione të ndërtesave të rëndësishme si ambasada dhe instalime ushtarake.
 ·  Translate
1
Add a comment...

truri

Shared publicly  - 
 
IBM tejkalon HP për shitje të serverëve

Ndërmarrja IBM tejkaloi Hewlett-Packard në çerekun e tretë si shitësi më i madh botëror i kompjuterëve serverë, thotë ndërmarrja Gartner.
IBM kishte përfituar 3.85 miliardë dollarë nga shitjet në këtë çerek të vitit duke marrë kështu 29.7% të tregut, tha ndërmarrja hulumtuese gjatë të hënës. Hewlett-Packard kishte 29.3%, e përcjellur nga Dell me 14.7%.

Në çerekun e tretë të vitit të kaluar, Hewlett-Packard kishte 32%, në krahasim me IBM-in që kishte 30.2%.

Sipas Gartner, përfitimet e përgjithshme nga shitja e serverëve kanë shënuar rritje për 5.2% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas analistëve, kjo rritje e IBM-it erdhi si pasojë e portofolit të vet Power Systems, me ndihmën e serverëve të vet System X, që janë të fuqizuar nga procesorët x86 nga Intel dhe Advanced Micro Devices.

Megjithëse jo në vendin e parë, Dell dhe Fujitsu panë një ngritje në pozitat 3, respektivisht – 6.3%, respektivisht 3.6% - derisa përfitimet për Oracle mbetën pothuajs enë gjendjen e kaluar, me një rritje të vogël. Sa i përket fitimeve, Dell arriti 14.5% të tregut, derisa Oracle kishte 6.2% dhe Fujitsu 4.7A%.
 ·  Translate
1
Add a comment...
People
In their circles
6 people
Have them in circles
7 people
Armir Trota's profile photo
shefqet Mehmeti's profile photo
Albert Dervishi's profile photo
Contact Information
Contact info
Email
Story
Tagline
truri.com | Albanian Info Tech Group
Introduction
Albanian Info Tech Group