Profile cover photo
Profile photo
TiranaXXL
97 followers -
Ne mundohemi të njohim çdo cep të kryeqytetit në shtrirjen e tij XXL dhe të trasmetojmë të rejat në përditësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve.
Ne mundohemi të njohim çdo cep të kryeqytetit në shtrirjen e tij XXL dhe të trasmetojmë të rejat në përditësimin e vazhdueshëm të aktiviteteve.

97 followers
About
TiranaXXL's posts

Post has attachment
Sot nis rrugëtimin e tij të përvitshëm Edicioni XII i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, Chamber Fest Durrës, në ambjentet e mrekullueshëm të Muzeut Arkeologjik të Durresit. Në shtatë mbrëmje, përgjatë dy javëve do të koncertojnë instrumentistë të ardhur nga Italia, Greqia, Gjermania, Austria e padyshim nga Shqipëria. Në repertorët e koncerteve bëjnë pjesë dhe vepra nga më të njohurat e muzikës klasike, disa prej tyre premierë - TiranaXXL

Post has attachment
Në mbrëmje, në ambjentet e Hotel Rogner - zona e pishinës organizohet eventi Pool Party, një aktivitet special në këto ditë të nxehta verore. Muzika Electronic & House nuk do të mungojë. Të ftuar nga Kosova - Teoman & Art Ukqa (Father & Son) & E-pozz band - TiranaXXL

Post has attachment
Sot në Parkun e Madh të Liqenit Artificial - Teatri i Hapur, Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë, në bashkëpunim me Cirkun Kombëtar organizojnë shfaqjen Magjia e Cirkut në Park. Një event dedikuar veçanërisht fëmijëve ku do të argëtohen me lojën e mrekullueshme të artistëve të cirkut. Kjo mbrëmje do të jetë e mbushur me numra akrobatikë, ajrorë e plot numra të tjerë zbavitës të cilët do t’i dhurojnë publikut një spektakël të vërtetë - TiranaXXL

Post has attachment
Në mbrëmje, KinoKlub Tirana në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit - Bashkia Tiranë, shfaq filmin Tirana viti Zero me skenar dhe regji të Fatmir Koçi. Një film dramatik i cili vë në qëndër Nikun, një djalë 23 vjeçar i cili jeton në Tiranë me të ëmën dhe të atin e sëmurë. I ndershëm dhe bujar, ai është në kërkim të punës, por ndjen se është i rrethuar nga kaosi dhe vrasjet. Të gjithë që e rrethojnë flasin vetëm për braktisjen e vendit ashtu si edhe Klara, e dashura e tij, e cila kërkon të iki në Paris - TiranaXXL

Post has attachment
Si çdo të mërkurë në Hotel Rogner vjen Mbrëmja Latine, një festë e veçantë verore ku nuk mungon muzika, alkooli dhe surprizat - TiranaXXL

Post has attachment
Sot në Bunker1944 festohet nën tingujt Raggae të artistit spanjoll Popy Garcia. Një mbrëmje festive ku muzika ndërthurret me argëtimin dhe kërcimin - TiranaXXL

Post has attachment
Zumba Fitness, në bashkëpunim me Agjencinë e Parqeve dhe Rekreacionit – Bashkia Tiranë organizon në mbrëmje eventin "Takohemi në Festë". Aktiviteti do të ketë disa shfaqje argëtuese për fëmijë me numra kërcimi dhe akrobacie, animatorë, dekor festiv e plot surpriza të tjera - TiranaXXL

Post has attachment
Pasdite, rikthehet e Premtja e Filmit ne Innovation Hub me filmin The Invisible Guest - Nje biznesmen i ri perballet me nje avokat ne perpjekje per te provuar pafajesine per vrasjen e te dashures se tij - TiranaXXL

Post has attachment
Duke filluar nga sot në Galerinë Kombëtare të Arteve vjen ekspozita "Bota e fëmijëve në GKA". Kjo ekspozitë i kushtohet një publiku të veçantë, jo vetëm të rriturve artdashës por në veçanti krijuesve të vegjël. Në këtë ekspozitë do të prezantohet krijimtaria e përzgjedhur e katër artistëve si Abdurrahim Buza, Agim Faja, Guri Bulollari dhe Ledia Kostandini, autorë të jashtëzakonshëm, plot fantazi, veprat e të cilëve dinë të flasin në gjuhën e të rriturve e të vegjëlve - TiranaXXL

Post has attachment
Eventi Ladies Night rikthehet sot në mbrëmje në orën 19:30 në Cineplexx për Premierën e Filmit “Rough Night” - TiranaXXL
Wait while more posts are being loaded