Profile cover photo
Profile photo
FAF Sh.a Albania
The First Albanian Financial Development Company (FAFDC) is a non-banking financial institution providing loans directly to individuals and to Small and Medium Enterprises (SME-s) in urban and semi urban rural and disadvantaged areas of Albania which in most cases are out of the reach from the banks.
The First Albanian Financial Development Company (FAFDC) is a non-banking financial institution providing loans directly to individuals and to Small and Medium Enterprises (SME-s) in urban and semi urban rural and disadvantaged areas of Albania which in most cases are out of the reach from the banks.
About
Posts

Post has attachment
Photo

Post has attachment
Photo

Post has attachment
Shoqëria e Parë Financiare e Zhvillimit - FAF Sh.a u nderua me çmimin “Best Islamic Agriculture and Rural Finance Product” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ndërkombëtare të mikrofinancës islamike, gjatë samitit “6th Global Islamic Microfinance Forum” në Nairobi të Kenya-s, më datë 9 Nëntor 2016.
Photo

Post has attachment
Si të Rrisësh Vetë Boronica në Shtëpi
Boronica është një frut i madhërishëm që rritet kryesisht në vendet me klimë të freskët, siç është Shqipëria. Boronicat janë një frut që gjenden me vështirësi dhe janë përgjithësisht të shtrenjta, sidomos kur janë të freskëta. Ndaj, AgroWeb.org dëshiron t’ju japë disa këshilla mbi mënyrat se si mund të rrisni boronicat në kushtet e shtëpisë.

Boronicat e freskëta janë një nga frutat më të mira të shportës shqiptare të frutave e megjithatë ato rrallë rriten në kopshte apo hapësira private qytetase. Nëse në zonën ku jetoni rritet lehtësisht lulja e azaleas, atëherë është e sigurt që edhe boronica do të rritet sepse të dyja i përkasin të njëjtës familje botanike, asaj të Ericaceae. Me klimën që ka Shqipëria, boronicat e kultivuara rriten lehtësisht. Nga kërkimet e AgroWeb.org rezulton se boronicat tashmë po kultivohen gjerësisht edhe nga fermerët në Shqipëri dhe Kosovë, pasi kërkesat e tregut janë të mëdha dhe nuk mbulohen dot vetëm nga mbledhja e boronicave të egra.

Bima e boronicës çel lule shumë të bukura dhe gjethe me ngjyrë të çelët. Vetë bima mund të përdoret edhe për dekorim të kopshteve tuaja apo tarracave të ndertesave ku banoni. Të gjitha bimët rriten deri në më pak se dy metra, gjë që i bën ato ideale sidomos për hapësirat e vogla.

Ku dhe si të mbillni bimën e boronicës?

Boronicat kanë nevojë për një tokë ranore, të kulluar, me aciditet dhe të pasur me lëndë organike. Bima e boronicës është një shkurre me rrënjë të cekëta që kanë nevojë për lagështi të vazhdueshme, por në të njëjtën kohë për një sistem kullimi të mirë.

Uji i shiut është ideal për ujitjen e kësaj bime, ndaj sigurohuni që boronicën ta mbillni në vazo ose saksi të vendosura në ballkon ose jashtë në kopsht dhe të ekspozuara mirë. Bima e boronicës ka nevojë të jashtëzakonshme të mbahet jashtë shtëpisë, sepse ajo e adhuron motin e ftohtë. Boronica rritet shpejt nën ekspozimin e dritës së diellit gjatë gjithë vitit, por mund të rritet edhe në zona me hije të pjesshme.

Këshilla për rritjen e boronicës

Periudha më e mirë për të mbjellë boronicën është nga fundi i vjeshtës deri në pranverë, atëherë kur mund të gjeni fidanë të zhveshura nga rrënjët në shitje. Gjatë kësaj periudhe, bima e boronicës nuk do të përjetojë atë që njihet si “ tronditja e zhvendosjes” dhe që ndodh në periudha të tjera të vitit. Megjithatë, kjo nuk duhet t’ju ndalojë të blini fidanë të boronicës që ruhen në kontenierë gati për mbjellje gjatë gjithë vitit. Fidanët apo rrënjët e boronicës i gjeni në fidanishte gjerësisht të përhapura në vend.

Merrni shkurren pa rrënjë të boronicës dhe zhyteni në ujë për gjysmë ore. Nëse keni marrë bimë të ruajtura në kontenierë, duhet t’i fusni menjëherë në vazo sepse rrënjët thahen shpejt dhe e marrin veten ngadalë. Në vazo, saksi apo në tokë, duhet të krijoni një gropë të gjerë dhe të thellë 15 centimetra më shumë se sistemi i rrënjës së bimës. Ujiteni mirë përpara se ta vendosni në dhe’. Nga hulumtimet e AgroWeb.org, idealja do të ishte të aplikonit ujitje me pika nëpërmjet tubave plastikë të vendosur pranë çdo bime që të siguroni se rrënjët po marrin lagështinë e nevojshme për çeljen e sa më shumë frutave.

Krasitja dhe vjelja

Kur shkurrja e boronicës të jetë pjekur mjaftueshëm ajo do të prodhojë nga 4 në 9 kilogramë fruta në sezon. Mos hezitoni të prisni degët e dobëta, të thara e të këputura gjatë gjithë vitit. Fruti si fillim çel i fortë dhe në ngjyrë të gjelbër. Por teksa piqet, fillon e zbutet duke marrë ngjyrën karakteristike blu në të zezë, veshur me një tis të bardhë.

Kur frutat të jenë plotësisht në ngjyrë të errët, provojini përpara se t’i mblidhini. Duhet të dini që boronicat nuk ëmbëlsohen pas këputjes, ndaj sigurohuni që janë komplet të pjekura përpara se t’i këpusni. Ëmbëlsimi i plotë i frutit zgjat një javë pas marrjes së ngjyrës. Këputeni frutin me dorë dhe jo me mjete të tjera kopshtarie.

Boronicat e ngrira nuk e humbasin përmbajtjen e tyre të vitaminave deri për dy vjet. Në rast se nuk gjeni boronica të freskëta, mos hezitoni të zgjidhni ato të ngrirat. Mos harroni që boronica është një nga frutat më të pasura me antioksidantë dhe që ofron një oaz vlerash.

© Agroweb.org
Photo

Post has attachment
Marketingu bujqësor në Shqipëri, hapat për një strategji të suksesshme.

Pavarësisht tendencës pozitive gjatë dekadës së fundit dhe burimeve të mëdha bujqësore në Shqipëri, bizneset e agro-përpunimit nuk arrijnë të plotësojnë kërkesën e tregut për produkte ushqimore. Si pasojë, Shqipëria ende importon produkte ushqimore. Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë, raporti export-import është i ulët; Shqipëria importon 5 herë më shumë produkte ushqimore sesa eksporton. Një nga arsyet është se bizneset e agro-përpunimit nuk e përdorin me efikasitet ose nuk e përdorin aspak marketingun për të mbështetur produktet e tyre dhe për të përmirësuar tregëtimin e produkteve. Një nga sfidat më të mëdha për rritjen e agrobizneseve është marketingu. Kompanitë e vogla nuk përdorin aspak marketing ndësa agrobizneset e mëdha investojnë në fushata të kushtueshme por shpesh jo efikase promovimi. Shqipëria importon 5 herë më shumë produkte ushqimore sesa eksporton. Një nga arsyet është mungesa e marketingut.
Agro-përpunuesit e shohin marketingun si reklamë dhe jo si një mjet për të nxjerrë në pah dhe për të promovuar produktet e tyre. Agrobizneset ende nuk e shohin vlerën e marketingut. Mungesa e kërkesës për zbatim të standardeve në produktet ushqimore nuk i nxit ata të investojnë në produkte me standarde që i rezistojnë tregut. Prodhuesit e paliçensuar mund të prodhojnë jashtë kontrollit dhe kushteve të sigurisë ushqimore dhe arrijnë të shesin me çmime më të ulta se prodhuesit e regjistruar dhe të liçensuar, duke çrregulluar tregun. Të pa informuar mbi mjetet e një marketingu me kosto të vogël, ata nuk janë të bindur për efikasitetin e fushatave me kosto të madhe.
Nga ana tjetër, ofertuesit e shërbimeve të marketingut synojnë vetëm një pjesë të vogël të tregut dhe ende kanë nevojë të zhvillojnë produkte marketingu që i përshtaten një game më të gjerë agropërpunuesish. Pothuajse nuk egzistojnë produkte marketingu, të hartuara për nënsektorët e bujqësisë ndërkohë që produktet egzistuese janë të përgjithshme, të kushtueshme dhe të përshtatura vetëm për agrobizneset e mëdha. Pra ka një mospërputhje mes kërkesës dhe ofertës për shërbime marketingu. Agrobisneset e vogla e të mëdha në Shqipëri janë nën presionin e importit nga korporata të mëdha ndërkombëtare të cilat depërtojnë produktet e tyre në tregun shqiptar përmes një buxheti të konsiderueshëm marketingu, duke dhënë impakt në situatën e tregut dhe duke dëmtuar seriozisht tregëtimin e produkteve vendase.
Strategjia e marketingut, cilat janë hapat
Marketingu është procesi i krijimit të konsumatorëve dhe konsumatorët janë shpirti qe mban gjallë biznesin tuaj. Hapi i parë që ju duhet të bëni është të përcaktoni strategjinë tuaj të marketingut. Nuk ka një mënyrë të vetme për të hartuar një strategji marketingu; strategjia juaj duhet të jetë pjesë e një procesi të vazhdueshëm e vlerësimit të bisnesit tuaj dhe unike për kompaninë tuaj. Ekspertët kanë përcaktuar disa hapa që ju mund t’i ndiqni për të orientuar më mirë shitjet dhe për të fituar besnikërinë e konsumatorëve.
Strategjia e përgjithshme e Marketingut duhet të përfshijë katër strategji të ndryshme:
- Strategjinë e depërtimit në treg. Përcaktimin e mënyrave të shitjeve.
- Strategjinë e rritjes. Kjo stategji e ndërtimit të biznesit tuaj mund të përfshijë; një strategji të brendshme si përshembull si të rrisni burimet njerësore; një stategji bjerjeje si përshembull të blini një biznes tjetër që mund t’ju vlejë, një strategji horizontale ku ju mund të ofroni të njëjtin tip produkti në përdorues të ndryshëm ose një strategji vertikale ku ju do të vijoni të ofroni të njëjtin produkt por duke përdorur një mënyrë tjetër shpërndarjeje në treg.
- Strategjinë e kanaleve të shpërndarjes. Zgjedhja e kanaleve pra mënyrave të shpërndarjes së produkteve mund të përfshijë partneritetin me një kompani që merr produktet tuaja dhe i shpërndan nën markën e produkteve të veta, shitje përmes burimeve të brendshme të shpërndarjes, distribucionit në markete. - Strategjinë e komunikimit. Si do të arrini tek klientët tuaj? Zakonisht një kombinim i taktikave të mëposhtme do të funksiononte më së miri: promovime, reklama, marrëdhëniet me publikun, shitjet personale dhe materiale të shtypura si broshura, katalogë, fletushka, etj Pasi të keni zhvilluar një strategji gjithëpërfshirëse të marketingut, atëherë ju mund të përcaktoni strategjinë tuaj të shitjeve. Kjo përfshin mënyrën se si ju planifikoni të shisni produktin tuaj.
- Strategjia e forcës së shitjeve. Nëse planifikoni të keni një forcë shitjeje brenda biznesit tuaj, mendoni të përdorni punonjës të brendshëm apo të jashtëm për të bërë shitjet e produkteve tuaja. Sa punonjës do të punësoni për shitjet? Çfarë strategjie punësimi do të përdorni? Si do t’i trajnoni këta punonjës? A keni menduar që këta punonjës t’i paguani përmes përqindjes nga shitjet që do të bëjnë?
- Aktivitetet e shitjeve. Në një kohë që po përcaktoni strategjinë e shitjeve është e rëndësishme që ta reflektoni përmes disa aktiviteteve. Për shëmbull, duhet të identifikoni cila është perspektiva e biznesit tuaj. Në momentin që listoni të gjitha idetë mbi perspektivën e biznesit, duhet të listoni prioritetet, të përcaktoni tregjet me potencial më të lartë për blerjen e produkteve tuaja. Më pas, identifikoni se sa telefonata dhe takime duhet të bëni me këta blerës për një periudhë të caktuar kohe. Në këtë mënyrë ju mund të përcaktoni numrin mesatar të telefonatave dhe kontakteve për shitje, mesataren e shpenzimeve për shitje dhe mesataren e shpenzimeve për shitës.

© Agroweb.org
Photo

Post has attachment
Perimet shqiptare, një minierë e artë

Që bujqësia është kthyer në trend, në një minierë ari, kjo është e dukshme. Faktuar edhe nga shifrat në rritje. Viti 2015 duket se ka qenë një vit me bereqet për bujqësinë shqiptare. Prodhimtari që po kap rekorde në rritje, shtim të sipërfaqeve të mbjella, rritje të punësimit dhe shpërthim të numrit të ndërmarrjeve të reja. Raporti më i fundit i INSTAT flet për një rritje prej 8.4 % të prodhimit të perimeve në vitin 2015. Sipas statistikave të publikuara nga Instituti i Statistikave, në vitin 2015 u prodhuan 1.030.000 ton perime nga 950,000 ton në 2014, ndërsa sipërfaqja e mbjellë është shtuar me 1.6%. Pjesa më e madhe e prodhimit vjen nga zona e Fierit, e cila prodhoi rreth 35 % të totalit të perimeve. Prodhimi i bimëve të arave ndikohet kryesisht nga kulturat që janë me peshë në këtë sektor si perimet, drithërat dhe patatet. Prodhimi i patateve në vitin 2015 ishte 245.000 ton, duke shënuar një rritje me 2,1 % në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të patates u arrit në qarkun e Korçës me 65.439 ton, e pasuar nga qarqet Fier me 33.273 ton dhe Elbasan me 32.457 ton. Numri i rrënjëve të drufrutorëve ka pësuar rritje në vitin 2015 në krahasim me vitin 2014. Konkretisht, kjo rritje për pemët frutore ka qenë 1,2 %, për ullinjtë 2,57 %, agrumet 6,83 %, pjergullat 0,6 % dhe sipërfaqjet me vreshta 0,5%. Prodhimi i agrumeve në vitin 2015 ishte 30.000 ton duke shënuar një rritje prej 42,8 % krahasuar me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve u arrit në qarkun e Vlorës me 15.668 ton. Gjatë vitit 2015 prodhimet blegtorale nuk kanë patur luhatje të theksuara krahasuar me vitin 2014. Në terma vjetorë prodhimi i qumështit gjatë viti 2015 është ulur me 0,2 %, prodhimi i mishit është rritur me 1,9 %, dhe prodhimi i vezëve është ulur me 0,6 % krahasuar me vitin 2014. Rritja e cilësisë së prodhim po jep efektet e saj pozitive në eksport, e gjithashtu po ndikon në ekonomi. Ka një rritje progresive të konsumit të produkteve shqiptare në vend e kërkesë të lartë në tregjet ndërkombëtare. Gjatë vitin 2015 eksportet kanë pësuar një rritje me rreth 50%, me bimët medicinale dhe fruta-perimet si produktet më të eksportuara, të cilat në fakt përbëjnë gati dy të tretat e të gjithë vlerës. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë, produktet bujqësore janë regjistruar në vlerën e 10.5 miliardë lekëve, nga 8.1 miliardë lekë që kanë qenë gjatë vitit 2014. Por rritje nuk është shënuar vetëm në vlerë monetare, por edhe në atë sasiore, nga 52.4 mijë ton, në 83 mijë ton perime të eksportuara. Një nga sfidat më thelbësore të sektorit mbeten siguria ushqimore dhe financimi, të cilat janë kyçe për të siguruar rritjen dhe si një mundësi për t’u hapur ndaj tregjeve të reja evropiane në të ardhmen. Në vitin 2015, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë të siguruara nga Agroweb, domatet kanë pasur gati një dyfishim të eksporteve nga 34.000 ton në 2014 në 57.000 ton në 2015, duke qenë një pikë e fortë e eksporteve. Të cilat në total kanë pasur rritje, përkatësisht me 30 dhe 31% më shumë se një vit më parë. “Bujqësia rriti kontributin e saj në ekonomi duke siguruar vetëm nga eksportet rreth 4 miliardë leke më shumë se një vit më parë”, është shprehur Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti Shqipëria është një vend i pasur. Shqiptarët kanë fatin të gjenden mes një game të larmishme produktesh. Rritja e cilësisë dhe standardeve mbetet një sfidë, për të cilën po investohet fort.

© Agroweb.org
Photo

Post has attachment
FAF - të besosh në bujqësi!
Photo

Post has attachment
Share on LinkedIn
Share on LinkedIn
linkedin.com

Post has attachment
Të rrisësh pemën e milionerëve.

Të pasurohesh dhe të marrësh atë etiketën “milioner” është ëndrra e pothuajse çdo shqiptari, por pak ja dalin në fakt. Kjo sepse rrugës dalin kredi, fatura dritash e uji për tu paguar, edukimi i fëmijëve, pushimet familjare e kushedi çfarë tjetër. Tani, para se t’iu zerë dhembja e kokës, po ju themi se ka një mënyrë për t’u bërë të pasur pa lëvizur gishtin. Quhet pema e milionerëve dhe e njerëzve dembelë. Ose ndryshe kivi. Çmimi i këtij produkti ekzotik është relativisht i lartë, çka sjell të ardhura të konsiderueshme për kultivuesit e tij, të cilët me kivin mund ta bëjnë gjumin e qetë, pasi është fruti që se zë asnjë sëmundje. Do të ishte Zelanda e Re, vendi që do ta ngrinte kivin në kult, duke zhvilluar tregun më të madh të eksporteve të këtij fruti në botë, duke e bërë kaq të kërkuar sa ç’është sot. Ndërkohë që për pjesën e dembelizmit janë kujdesur fqinjët tanë Malazezë, të cilët e kanë quajtur kivin pema e dembelëve, duke qenë se kërkon shumë pak përkujdesje. Shqiptarët janë njohur me kivin pas rënies së komunizmit, ku shumë e ngatërruan me pataten. “Unë kam pasur shansin e mirë që jam takuar me kivin në fillm të viteve ‘90. Në Shqipëri kivi ka qenë krejt i panjohur, por e vërteta është që disa bimë me kivi kanë qenë mbjellë gjatë vitve 70 në kopshtin eksperimental të Institutit të Kërkimit Bujqësor në Lushnjë”, shpjegon eksperti i Hortikulturës, Gjovalin Gjeloshi. Askush nuk e di me saktësi pse ato pemë që u mbollën në vitin 1970 nuk u përhapën në vend, por u desh të kalonin 20 vjet që ne të mund ta shijonim këtë frut. “Ndoshta ishte zona e Lushnjës që nuk mundësoi që kjo bimë të zhvillohej më tej”, thotë Gjeloshi, i cili konsiderohet si nga të parët që ka kultivuar frutin e kivit në Shqipëri në fillimin e viteve 1990. Profesor Rexhep Uka, është një tjetër emër, i cili ka mbjellë kivi në fermën e tij në të dalë të Tiranës. Ai është njohur me kivin që në vitet 80, falë dhe punës si kërkues në Universitetin Bujqësor, por që e ka mbjellë së fundmi dhe në fermën e tij Uka. Por që të mbjellësh kivi nuk nevojitet aspak të kesh një fermë. Ndoc Mulaj na e dëshmon këtë, duke mbjellë kivi në kopshtin e shtëpisë së tij. “Klima për rritjen e kivit është e shkëlqyer dhe unë I ftoj të gjithë që ta mbjellin nga veriu i vendit në jug”. Në Shqipëri nuk ka të dhëna zyrtare mbi sasinë e prodhuar të kivit, megjithatë mendohet të jenë mbjellë rreth 40 ha me kivi që prodhojnë afro 1000 tonë fruta. Një shifër e ulët po të mendosh dhe kërkesën e lartë të tregut për këtë produkt, i cili është shumë herë më i lirë se kivi i importit. Në Tregun Agro Ushqimor të Lushnjës një kilogram kivi tregëtohet me 100-120 lekë, ndërkohë që kivit e importit tregëtohen me gati dyfishin e çmimit me 200-220 lekë/kg. Rritja e cilësisë dhe varieteteve të ndryshme, do ta bënte kivin shqiptar më konkurues. Shumë tregëtarë shpesh e nxjerrin në treg të papjekur ose të pjekur shumë, duke bërë që konsumatorët të shkojnë drejt produkteve të importit. Ofrimi i një produkti cilësisht të mirë, i shtyn konsumatorët që ta riblejnë produktin. Fakti që ky frut është kaq i pasur me vitaminë C, magnesium dhe potasium dhe fakti që ndihmon në luftën ndaj një sërë sëmundjesh, që nga kanceri tek problemet e tretjes e bën atë tejet të kërkuar nga konsumatorët. Ashtu si në Zelandën e Re, kur ky frut u kthye në një biznes të suksesshëm dhe bëri milionerë shumë fermerë, të cilët nuk u treguan dembelë por e zhvilluan biznesin e një peme dembelësh.
© Agroweb.org
Photo

Post has attachment
FAF - Bashkë në çdo hap të investimit tuaj.
Photo
Wait while more posts are being loaded