Profile cover photo
Profile photo
Vullnet Krasniqi
85 followers -
Culture and Arts Journalist and Researcher
Culture and Arts Journalist and Researcher

85 followers
About
Vullnet's posts

Post has attachment
SKENA UP i fton të gjithë studentët që dëshirojnë të konkurrojnë për Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita” që shkrimet e tyre kritike mbi shfaqjet e festivalit t’i dërgojnë në info@skenaup.com dhe më pas ato do të publikohen në rubrikën Arte të Gazetës Express. Nga aty do të zgjidhet shkrimi fitues i këtij çmimi

Kriteret e konkurrimit për Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita” janë:

- të drejtë konkurrimi kanë të gjithë studentët e Degës së Artit Dramatik (Dramaturgji, Regji Teatri dhe Aktrim) të Fakultetit të Arteve, studentët e Fakultetit të Filologjisë (Gazetari, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe), studentët e Fakultetit Filozofik (Sociologji dhe Filozofi), të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, si dhe studentët e drejtimeve të ngjashme në të gjitha universitetet private të licencuara nga MAShT e Republikës së Kosovës;

- shkrimet me karakter kritik në fushën e teatrit do të jenë ekskluzivisht për shfaqjet teatrore të programit të edicionit të XII të Festivalit SKENA UP;

- gjatësia e shkrimeve nuk është e limituar;

- natyra e shkrimeve duhet të jetë me karakter thellësisht kritik, profesional dhe analitik mbi shfaqjet përkatëse teatrore dhe ato, si të tilla, mund të fokusohen në dimensione të veçanta të shfaqjes apo në analizën e saj të përgjithshme;

- çdo konkurrues ka të drejtë të konkurrojë me shkrime për njërën nga shfaqjet apo për të gjitha shfaqjet e edicionit të XII të Festivalit SKENA UP.

Kriteret e përzgjedhjes dhe të botimit të shkrimeve kritike

- Shkrimet konkurruese për Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita” do t’u nënshtrohen kritereve ekskluzivisht profesionale dhe, si të tilla, ato do të përzgjidhen dhe vlerësohen nga një juri profesionale tre anëtarësh;

- Në konkurrencë do të futen vetëm ato shkrime që i përmbushin kriteret profesionale për kritikë teatri;

- Shkrimet do të publikohen në një rubrikë të veçantë në kuadër të gazetës online “Express”;

- Në edicionet e ardhshme të festivalit, të drejtë konkurrimi për këtë çmim, përveç shkrimeve për shfaqjet e edicionit përkatës të Festivalit, do të kenë edhe të gjithë studentët e drejtimeve përkatëse, të cilët gjatë gjithë vitit do të shkruajnë dhe do të publikojnë shkrimet e tyre kritike në fushën e teatrit në ndonjërën nga mediat e shkruara apo ato online;

- Autori i shkrimit më të mirë me karakter kritik në fushën e teatrit do të nderohet me Çmimin për Kritikë Teatri “Vehap Shita”, i cili, ngjashëm me çmimet e tjera të festivalit, do të ketë formën e një statuje dhe një certifikate në formë të shkruar. Drejtuesit e festivalit do të përpiqen që, përmes gjetjes së fondeve shtesë, këtij çmimi t’i japin edhe vlerë monetare.

Post has attachment

Post has attachment
Pra s’ka diçka qe mund gjithçka.

Post has attachment
Pano
PhotoPhotoPhoto
7/15/14
3 Photos - View album

Post has attachment

Post has attachment
Për kuratoren pranimi i këtij libri në ekspozitë nuk ka të bëjë fare me pozicionin politik të Ramës. 
“Është më komplekse... ka të bëjë me historinë e kryeministrit”, - Corinne Diserens

‪#‎muslimMulliqi‬ ‪#‎KosovoGallery‬ ‪#‎gazetajnk‬

Post has attachment
Photo

Post has attachment
Storiet palidhje per femnat e plasta ne televizionet e Kosoves
Wait while more posts are being loaded